Përfundoi suksesshëm aktivitetet Akademia Verore e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT

25/07/2023

Akademia Verore e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor ofroi një platformë të veçantë të diskutimeve, ligjëratave tematike nga ekspertë të fushës, vizita studimore dhe punëtori të ndryshme, duke u mundësuar pjesëmarrësve thellimin e njohurive rreth arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Bartësit e moduleve të kësaj akademie ishin personalitete të shquara në fushën e tyre, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre me pjesëmarrësit, duke ofruar një perspektivë të pasur dhe të frytshme. Nëpërmjet ligjërimeve tematike dhe punëtorive praktike, pjesëmarrësit u njohën me teknikat dhe strategjitë e avancuara të arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Bartësit e moduleve dhe emërtimi i moduleve të cilat janë trajtuar:

  • “Green spaces planning and Landscape sustainable design” – Prof. Asoc. Dr. Nexhat Balaj;
  • “Light as a Feature in Architectural Design” – MSc. Bard Bajçinovci;
  • “Tiny House in Prishtina” – MA. Blend Dema & MSc. Zana Prelvukaj;
  • “The same construction of three or more houses, social category or architectural value” – Prof. Dr. Nexhat Çoçaj;
  • “Wooden furniture for School Buildings” – IDA. Zekë Islamaj & Prof. Dr. Lulzim Beqiri;
  • “The impact of modern lighting technology on the sustainability of buildings” – Prof. Bashkim Shala;
  • “Optimization in Built Heritage” – Prof. Phd. Bekim Çeko.

Kjo akademi solli një kontribut të rëndësishëm në rritjen e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor. Ajo siguroi një mjedis të frytshëm për ndarjen e ideve dhe përvojave, duke përcjellë vlera të rëndësishme në fushën e arkitekturës dhe planifikimit të hapësirave.