Përfaqësuesit e UBT-së vizituan Laboratorin Nacional të Ndërtimtarisë në Lisbon të Portugalisë

bool(false) 31/05/2022

Drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti, i shoqëruar nga prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Visar Krelani, në kuadër të mobiliteteve me programin Erasmus+, realizuan një vizitë në laboratorin më të rëndësishëm të ndërtimit në Portugali, e që është Laboratori Nacional i Ndërtimtarisë – Laboratorio Nacional de Engenherai Civil (LNEC).

 

Në këtë vizitë përfaqësuesit e UBT-së u pritën nga drejtori i departamentit të materialeve, dr. eng. Arlindo Freitas Gonçalves, të cilin e njoftuan me të arriturat e UBT-së dhe të Kosovës si në aspektin e studimeve dhe hulumtimeve shkencore, poashtu edhe me aplikimin normativave të ndryshme në Kosovë, siç janë Eurokodet dhe anëtarësimi në organizata botërore të standardizimit.

 

Drejtori i LNEC-së, dr. eng. Arlindo, prezantoi punën dhe përgjegjësitë e laboratorit nacional portugez, duke shpjeguar që çdo produkt i ndërtimtarisë duhet të kalojë nëpër këtë laborator dhe ku certifikata e tyre klasifikon edhe cilësinë e materialeve çfarëdo qofshin ato që ndërlidhen me ndërtimtarinë si: çimento, beton, aspektet energjetike, digat, muret, e deri te objektet në shkallë reale.

 

Vizita në laboratoret e LNEC-së është udhëhequr nga dr. eng. Karyne Santos, menaxher i projekteve në C5lab, që përdor laboratoret e ndryshme për certifikimin e produkteve të çimentos dhe betonit, nga i cili u prezantuan aktivitetet në këtë laborator.

 

Në vazhdën e vizitave përfaqësuesit e UBT-së ishin edhe tek objekti i cili merret me testimin e mureve të pjesëve të energjisë efiçiente me ç’rast u njoftuan nga dr. eng. Cinthia Paderneiras, mbi procesin e testimit dhe certifikimit të materialeve nga aspekti energjetik.