Përfaqësuesit e shoqatës “Organika” mbajtën ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT

25/01/2022

Përfaqësuesit e shoqatës “Organika”, Faton Nagavci dhe Nehat Mjeku, kanë zhvilluar një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT.

 

Në këtë ligjëratë tematike, studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, nga përfaqësuesit e shoqatës “Organika” u njoftuan mbi zhvillimet në bujqësinë organike në Kosovë, si dhe lidhur me procesin e certifikimit.

 

Kjo ligjëratë është ndërlidhur me kurrikulat mësimore të lëndëve Kulturat Lavërtare, përkatësisht bimët mjekuese dhe aromatike, të cilat lëndë zhvillohen nga profesorët, dr.sc. Maxhun Shehaj dhe dr.sc. Ismet Babaj.

 

Ligjëratat e tilla organizohen me qëllim që studentët të marrin njohuri dhe përvoja nga profesionistë dhe ekspertë që vijnë nga industria dhe palë të tjera, me qëllim që të zgjerojnë diapazonin e tyre të dijes në fushën ku ata janë duke zhvilluar studimet akademike.