Përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Jakup Hoti, mbajti ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë

26/01/2022

Përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit së Republikës së Kosovës, Jakup Hoti, ka mbajtur një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, me temën: “Ndikimi i pajisjeve dhe sinjalizimit në sigurinë rrugore”.

 

Studentët patën mundësi që të marrin informata të përgjithshme mbi sinjalizimet dhe infrastrukturën në Kosovë dhe ndarjen e tyre si ato të rrezikut, ashtu edhe lajmërimet dhe ato plotësuese.

 

Përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Jakup Hoti, prezantoi para studentëve shenjat e vendosura në Kosovë, të cilat tregojnë kryqëzime ose ndërhyrje ndërmjet komunikacioneve të ndryshme si trenit, rrugëve dhe këmbësorëve, duke vënë theks të veçantë në ndikimin e këtyre shenjave në rrezikun që paraqitet në mosrespektimin e tyre.

 

Studentët u ndanë të kënaqur me prezantimin e përfaqësuesit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, teksa zhvilluan një interaktivitet të frytshëm me përfaqësuesin e ministrisë, Jakup Hoti.