Përfaqësues të UBT-së zhvilluan një sesion informues në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Ismail Dumoshi” në Obiliq

24/05/2023

Përfaqësues të UBT-së dhe të Qendrës së Karrierës, në kuadër të projektit “Karriera në Shkolla”, zhvilluan një vizitë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Ismail Dumoshi” në Obiliq.

Qëllimi i vizitës në këtë shkollë ishte prezantimi i mundësive të shumta për studime në UBT, i kurrikulave multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe i infrastrukturës moderne.

Përfaqësuesit e UBT-së i informuan nxënësit e Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Ismail Dumoshi” rreth programeve të ndryshme studimore dhe profesionale që ofrohen nga UBT dhe se si ato mund t’i ndihmojnë ata të ndjekin qëllim e tyre akademike dhe profesionale.