Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në sesionin informues të organizuar nga UN Women

08/12/2022

Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në sesionin informues të organizuar në kuadër të projekteve të UN Women në Kosovë, ku u diskutua rreth ngacmimit seksual në vendin e punës si një manifestim serioz i diskriminimit gjinor dhe një nga shkeljet më të përhapura. të të drejtave të njeriut.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Komponenti gjinor në promovimin e punës së denjë përmes menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë”, nën menaxhimin dhe marrëveshjen në mes UN Women dhe International Labour Organisation (ILO) dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Përfaqësues të institucioneve në këtë sesion informues diskutuan integrimin e një moduli për ofrimin e informacionit mbi ngacmimin seksual në vendin e punës për studentët e tyre për t’i përgatitur ata për angazhimet e ardhshme të punës.

Fotografitë: UN Women