Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në kongresin NUTRICON 2022 në Ohër të Maqedonisë së Veriut

16/06/2022

Profesorë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, morën pjesë në kongresin NUTRICON 2022 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në të cilën prezantuan punime shkencore në fushën e ushqimit, sigurisë dhe cilësisë së ushqimit, shëndetit dhe ushqyeshmërisë.

 

Profesorët e UBT-së: Emine Daci Zejnullahi, Arianeta Nura, Luljeta Ajdini, Suzana Aliu, Smajl Rizani, Lumta Dida Çapari, Vezir Januzaj, Medin Zeqiri, Valon Derguti, Hyzer Rizani, Sami Gashi, Mufil Salihaj, Shkelzim Ukaj, Fidan Feka dhe Denis Celcima, prezantuan punimet e tyre, si dhe u inkuadruan në diskutime të ndryshme që kishin të bënin me fushën e ushqimit.

 

Në këtë kongres në të cilin ishin të pranishëm qindra profesorë, shkencëtar dhe hulumtues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Japonia dhe vende të tjera, profesorët e UBT-së, diskutuan me pjesëmarrësit e tjerë lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e ushqimit, teknikat e reja, teknologjitë, ndikimet në shëndet, ushqyeshmërinë, si dhe ndikimet e pandemisë në sektorin e ushqimit.

 

Temat të cilat u diskutuan në këtë kongres kishin të bënin rreth përbërësve të ushqimit, prodhimin, përpunimin dhe qëndrueshmërinë e ushqimit, në theks të veçantë për cilësinë dhe sigurinë e ushqimit.

 

Punimet shkencore do të publikohen në Journal of Hygienic Engineering and Design, SCOPUS, EBSCO, China National Knowledge Infrastructure (CNKI), CABI, databaza e Shkencës dhe Teknologjisë Ushqimore, si dhe baza e të dhënave Global Health.