Për inteligjencën emocionale do të flitet në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Psikologjisë

22/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Psikologji në UBT dhe Qendrës Këshilluese për Studentë, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, këtë vit do të organizojë aktivitete të ndryshme që do të përqendrohen rreth temës “Inteligjenca Emocionale”.

 

Qëllimi i Qendrës Këshilluese për Studentë në UBT, është t’ju sigurojë studentëve një mjedis të sigurt, mirëkuptues dhe konfidencial, në të cilin ata të jenë në gjendje të shprehin shqetësimet e tyre, duke ofruar kështu mbështetje profesionale për t’i ndihmuar studentët të eksplorojnë dhe kuptojnë burimin e vështirësive me të cilat përballen, si dhe duke ndërtuar aftësi efektive për të kapërcyer situatat stresuese.

 

Akademia e cila organizohet nga Fakulteti Psikologji në UBT dhe Qendra Këshilluese për Studentë në UBT, do të fokusohet në mënyrat dhe teknikat efektive për rritjen e inteligjencës emocionale, pasi që është dëshmuar si një nga komponentët kryesor të stabilitetit mendor, shëndetit të mirë dhe një mjet i shkëlqyer për tejkalimin e stresit dhe vështirësive.

 

Në fund të kësaj akademie, përmes ligjëratave, punëtorive, vizitave në terren dhe aktiviteteve të tjera, duke përfshirë argëtimin, studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, do të fitojnë njohuri dhe aftësi të thella teorike dhe praktike për t’u bërë më inteligjent emocionalisht përballë shumë vështirësive dhe pengesave të jetës.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022