Pak ditë në dispozicion për t’u bërë pjesë e UBT-së në nivelin master

15/11/2021

Kanë mbetur edhe pak ditë për të bërë përzgjedhjen tuaj të rëndësishme, për t’iu bashkuar një institucioni që iu ofron të gjitha mundësitë për të qenë më i miri, dhe për të përfituar nga specializimet unike që ofron UBT, në më shumë se 20 fusha studimi në nivelin master.

 

Përzgjedhja e institucioni akademik në të cilin do të ndërtoni karrierën tuaj profesionale dhe akademike është shumë e rëndësishme, dhe kësisoj kësaj përzgjedhje i duhet kushtuar vëmendje e veçantë.

 

UBT si institucioni më inovativ në vend i arsimit të lartë, që gjithnjë e më shumë është duke lehtësuar mundësitë për të studiuar në të gjitha fushat e jetës që ne ballafaqohemi çdo ditë, u ka siguruar studentëve kushte moderne dhe studime cilësore me profesorët më eminent që ka vendi dhe mbarë rajoni.

 

Pengesat gjatë rrugëtimit akademik nuk duhen shfaqur asesi, dhe UBT vazhdimisht punon për të eliminuar problemet të cilat shfaqen tek studentët, në një rrugëtim që për ta është jashtëzakonisht i rëndësishëm në formimin e tyre profesional.

 

Si një qendër akademike e rajonit për ekonomi, inxhinieri, arkitekturë, tregti, politikë, drejtësi, shkencë dhe inovacion, UBT ofron mbi 20 programe studimi të nivelit master, me specializime unike për të gjithë kandidatët e interesuar.

 

Përkushtimi i UBT-së në këtë aspekt është shumë i madh, pasi që gjeneratat e ardhshme do të drejtojnë Kosovën drejt sukseseve të mëdha, drejt proceseve më të rëndësishme të vendit, e që do të luajnë rol kyç në identifikimin e problemeve dhe në zgjidhjen e tyre. Dhe për këtë arsye, UBT po bën gati liderët e rinj.

 

Ju mund t’i vijoni studimet në programet e nivelit master:

 

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Menaxhim i Mekatronikës
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Politika Publike dhe Menaxhim
  • Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë
  • Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
  • Media dhe Komunikim
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Planifikim Urban dhe Zhvillim i Qëndrueshëm
  • Dizajn i Integruar i Avancuar
  • Shkenca Politike
  • E Drejta Penale
  • E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane
  • E Drejta Civile dhe Pronës
  • Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë
  • Farmaci
  • Stomatologji
  • Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja

 

Si institucion akademik që njihet për punën e jashtëzakonshme kërkimore, UBT numëron rreth 500 marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimore dhe partnerë të tjerë nga industria në mbarë botën.

 

Bëhuni pjesë e UBT-së, zhvilloni aftësitë tuaja në tjetër nivel, në një komunitet liderësh të rinj që kanë për fokus studimin, zhvillimin, hulumtimin dhe arritjen e qëllimeve të tyre në fushat përkatëse, në këtë institucion akademik.

 

Dokumentet e nevojshme për t’u regjistruar në nivelin master në UBT janë: Diploma e noterizuar, CV, kopja e letërnjoftimit dhe certifikata e lindjes.

 

Apliko tani: https://apliko.ubt-uni.net/