Oreta Ibrahimi – një nga studentët e shumtë të UBT-së që realizoi shkëmbimin semestral në Universitetin “Van Hall Larenstein” në Holandë

17/03/2023

Përmes partneriteteve të ndërtuara ndërvite me universitetet prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, studentët e UBT-së kanë arritur të realizojnë qëllimet e tyre akademike, duke përfituar nga shkëmbimet semestrale, bursat dhe përvojat e veçanta në vende të ndryshme.

Njëra ndër to është edhe Oreta Ibrahimi, studente e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, e cila ka realizuar një shkëmbim semestral në Universitetin “Van Hall Larenstein” në Holandë.

Ajo ka vlerësuar se nëpërmjet UBT-së, ka arritur që të përforcojë njohuritë e fituara përgjatë studimeve, të njihet me kultura të ndryshme dhe të krijojë eksperiencë të re në një shtet modern, siç është Holanda.

“Unë arrita që t’i zgjerojë njohuritë në fushën që studioj përmes mundësisë që më dha UBT për shkëmbim semestral në Holandë, në Universitetin Van Hall Larenstein. Kryesisht, më ka ndihmuar në zhvillimin profesional dhe më ka mundësuar përjetimin e një eksperience të mrekullueshme në shtetin modern të Holandës”, është shprehur Ibrahimi.

Oreta është shprehur tutje se profesionalizmi dhe serioziteti janë ndër gjërat kryesore që karakterizojnë studimet në UBT, duke krijuar kështu besueshmërinë dhe korrektësinë për zhvillimin profesional tek individët që përzgjedhin të studiojnë në këtë institucion.