Oda e Stomatologëve të Kosovës akrediton Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji, pjesëmarrësit kanë mundësi të përfitimit të pikëve (kredive)

26/10/2021

Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Stomatologëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Stomatologji, me ç’rast të gjithë hulumtuesit shkencorë dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësi të përfitojnë pikë (kredi), që do t’iu shërbejnë për ngritje akademike.

 

Të gjithë të interesuarit, duke përfshirë stomatologët dhe studentët e Stomatologjisë, njoftohen se me pjesëmarrjen në këtë konferencë, poentimi do të jetë si vijon:

 

Pjesëmarrja aktive – 9 pikë

Pjesëmarrja pasive – 6 pikë

 

Për të gjithë të interesuarit pjesëmarrja është 20 euro, dhe fletëpagesa duhet të dërgohet si dëshmi në emailin e konferencës: [email protected], teksa është e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shkruhet: Konferenca për Stomatologji, (Emri dhe Mbiemri i pjesëmarrësit).

 

Pagesa mund të realizohet përmes kësaj llogarie bankare:

BKT BANK

Name of the account holder: UBT SHPK

Full account number (including bank codes)/ IBAN: XKO5 1902 371194031191

Account number: 1902-3711-9403-1191

Name of Bank: Banka Kombëtare Tregtare

Address of branch: Rr. “Enver Maloku” Nr. 10 Prishtinë

BIC/SWIFT: NCBAALTXKSO

 

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net/2021/.