Oda e Farmacistëve akrediton Konferencën Ndërkombëtare të Farmacisë, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

27/10/2020

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Farmaci, kësisoj, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do t’i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

 

Njoftohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë farmacistët dhe studentët e Farmacisë, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

 

  • Pjesëmarrja aktive – 9 pikë
  • Pjesëmarrja pasive – 7 pikë

 

Pagesa për pjesëmarrje në konferencë është 20 euro dhe pagesa duhet të realizohet deri më datë 31.10.2020, dhe është e rëndësishme që në përshkrim të pagesës të shënohet: “Konferenca Farmaci”.

 

Pagesa mund ta realizoni përmes këtyre llogarive bankare:

 

  • BPB: 1300001500005275;
  • TEB: 20-11-00000-39279-58;
  • BKT: 1902371194031191.

 

Pjesëmarrësve të cilët realizojnë pagesën, çasja në konferencë ju krijohet pas dërgimit të konfirmimit të realizimit të pagesesë në e-mailin: [email protected].