Oda e Farmacistëve akrediton Konferencën Ndërkombëtare të Farmacisë, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit

16/10/2025

UBT më 25 tetor 2025 do të organizojë online Konferencën Ndërkombëtare Farmaceutike “International Conference on Pharmaceutical and Natural Sciences – IC-PNS 2025”, e cila është e akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe e poentuar si në vijim:

12 pikë për pjesëmarrësit pasiv

15 pikë për pjesëmarrësit aktiv

Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta kryejnë pagesën prej 25 euro, ndërsa fletëpagesa si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës: [email protected], deri më 24.10.2025, në ora 18:00.

E rëndësishme: Në fletëpagesë, tek përshkrimi, duhet të shënohet:

“Konferenca për Farmaci” dhe Emri e Mbiemri i Pjesëmarrësit, ngase certifikatat do të përgatiten sipas të dhënave që figurojnë në përshkrimin e fletëpagesës.

———————————————–

Detajet për pagesë:

TEB Bank

Name of the account holder: UBT SHPK – Kolegji Ndërkombëtar për Biznes (ose K.N.B.T UBT SHPK)

Full account number / IBAN: XK05 2011 0000 0392 7958

Account number: 20-11-0000039279-58

Name of Bank: TEB Bank

Address of branch: Rr. “Agim Ramadani”, Nr. 15, 10000 Prishtinë

BIC / SWIFT: TEBKXKPR