Nxënësit e UBT International Smart Schools fitues të çmimit “Best Youth-Led Initiative” në Balkan International Youth Summit 2025

23/09/2025

Nxënësit e UBT International Smart Schools u nderuan me çmimin “Best Youth-Led Initiative” gjatë Balkan International Youth Summit for Peace 2025, për projektet e tyre inovative të prezantuara në kuadër të S!NERGY Youth Innovation Forum.

Marta Çerkini dhe Endrit Krasniqi garuan me projektet e tyre në këtë forum, ku projekti i nxënëses Marta Çerkini u shpall fituese si një nga projektet më të mira. Ky çmim vlerëson fuqinë e udhëheqjes së të rinjve, iniciativën dhe kreativitetin e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Programi përfshiu trajnimin Peace Designer Training, i cili përgatiti nxënësit për të zhvilluar projekte inovative me ndikim social dhe për të kontribuar në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.