Nxënësit e Shkollave të Mesme në UBT prezantuan projekte hulumtuese në Panairin e Shkencës

26/05/2023

Nxënësit e Shkollave të Mesme të UBT-së, në kuadër të Panairit të Shkencës, prezantuan projektet hulumtuese, të realizuara me përkushtim e profesionalizëm, nën udhëheqjen e mësimdhënësve të shkencave të natyrës.

Përmes procesit të hartimit dhe realizimit të projekteve të tilla, nxënësit zhvillojnë shkathtësitë hulumtuese, duke ndjekur të gjithë hapat e një hulumtimi shkencor.

Kjo formë e punës me nxënës është një nga rrugët e mësimit dhe zhvillimit të nxënësve, e cila fuqizon zhvillimin kompetentë më shumë se përmbajtjet mësimore.