Nxënësit e “International Maarif Schools Of Kosova” realizuan një vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan

16/03/2023

Nxënësit e klasave të 12-ta të degës së shkollës “International Maarif Schools Of Kosova”, në Prizren, në kuadër të programit “Orientimi në karrierë”, kanë realizuar një vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Nxënësit e “International Maarif Schools Of Kosova” u njoftuan me kushtet e studimit, programet dhe kurrikulat e tyre multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë.

Ndër të tjera, nxënësit patën mundësi të shohin nga afër edhe kushtet infrastrukturore në UBT, laboratorët dhe sallat që u dedikohen programeve të ndryshme, si dhe teknologjitë më të sofistikuara të kohës.