Nxënësit e Gjimnazit UBT zhvilluan takimin e dytë në kuadër të trajnimit “Peace Designer”

21/11/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, nxënësit e Gjimnazit UBT, zhvilluan takimin e dytë në kuadër të trajnimit “Peace Designer”, i cili bëhet nga bashkëpunimi i UBT-së me International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP).

Në këtë trajnim nxënësit e Gjimnazit UBT u njohën me Qëndrimet dhe Vlerat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, me kapacitetin për të ndryshuar dhe me përgjegjësinë për pasojat e ndryshimeve.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të grupuara në 17 fusha të rëndësishme, e njohur edhe si Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, u krijua në vitin 2012 me idenë që këto objektiva të pasqyrojnë synime universale dhe të qarta.

Studentët dhe nxënësit identifikuan fushat më sfiduese dhe problematike për Kosovën dhe gjatë javëve në vazhdim do të punojnë në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta e të qëndrueshme, duke konsideruar se paqja dhe siguria janë parakushte për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, por edhe zhvillimi i qëndrueshëm ofron rrugën drejt paqes.

Top Education for Top Future Generations!