Nis implementimi i fazës së dytë të projektit për furnizimin e shkollave publike me platformën online EON AVR/VR

12/10/2023

UBT ka filluar me implementimin e fazës së dytë të projektit “Përputhja e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës”, projekt ky i mbështetur nga Zyra Evropiane në Kosovë dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA).

Në një ngjarje të rëndësishme, sot u dorëzuan pajisjet Meta Quest 2, si dhe licencimi i platformës në dy shkolla: “Skender Luarasi” në Suharekë dhe “11 Marsi” në Prizren.

Përmes këtij projekti UBT dhe ALLED2 synojnë përfshirjen e 600 nxënësve dhe profesorëve në teknologjinë më të re dhe më të sofistikuar, e që do t’iu mundësojë atyre të shkojnë një hap tutje në përdorimin e këtyre teknologjive.