
Nis bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit të Freibergut në Republikën Federale të Gjermanisë
18/02/2014Me ftesë të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi profesori gjerman Prof. Dr.-Ing. Thomas A. Bier po qëndron në Kosovë
Prishtinë, 18 shkurt 2014 – Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, profesori i njohur gjerman Prof. Dr.- Ing. Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut, po qëndron në Republikën e Kosovës nga data 17 deri më 20 shkurt, me ftesë të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori për Çështje Akademike, Prof. Dr. Ibrahim Krasniqi, gjatë ditës së sotme, pritën në një takim të veçantë Prof. Dr.-Ing. Thomas A. Bier, me të cilin kanë biseduar për ndërlidhjen e sektorit të arsimit institucional në mes të UBT-së dhe Universitetit të Freibergut, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, me qëllim për zgjerimin e bashkëpunimit në mese dy institucioneve, për shkëmbimi të dijës, përvojave, dhe për ngritjen e bashkëpunimit sidomos në pjesën e punës praktike-laboratorike.
Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, para mysafirit me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Gjermania.
Prof. Dr.- Ing. Thomas A. Bier, është impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesve për ta shtrirë bashkëpunimin sa më parë.
Profesori Bier, para studentëve të UBT-së, ligjëroi për bazat e materialeve konstruktive
Prof. Bier, përveç takimeve të cekura si më lartë, gjatë ditës së sotshme para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe stafit akademik të UBT-së si dhe të interesuarve tjerë, mbajti edhe një ligjëratë me temën ” Bazat e materialeve konstruktive ndërtimore dhe zhvillimi i tyre historik “.
Të pranishmit e kësaj ligjërate patën rastin të marrin informata nga zhvillimi i materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së prodhimit të tyre si dhe aplikimin e tyre në projektet ndërtimore. Poashtu u prezantuan edhe rezultate nga projektet e ndryshme hulumtuese shkencore në lidhje me tematikën si dhe standarde të ndryshme ndërkombëtare për kualifikimin e cilësisë së materialeve ndërtimore pas ligjëratës u zhvillua një debat me profesorin nga ana e të pranishmeve .
Prof. Bier, përveç takimeve dhe vizitës që i bëri UBT-së në Prishtinë, ai gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, me 19 dhe 20 shkurt do të vizitoj edhe Kampusit të ri në Lipjan, dhe qytete tjera në Kosovë.