Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe “University of National and World Economy”

19/12/2022

Përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, UBT synon që të krijojë ura të reja dhe të ndërlidhë sisteme të mira universitare dhe akademike, në fushën hulumtimit shkencor, krijimit të programeve të përbashkëta studimore dhe në mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik.

Një marrëveshje tjetër për bashkëpunim në projekte të përbashkëta të Erasmus+, duke u mundësuar kështu studentëve shkëmbimin sa më të lehtë të përvojave dhe eksperiencave të tyre në aspektin profesional.

Rektori Hajrizi dhe stafi i UBT-së vizituan kampusin e UNWE-së, si dhe i ftuan stafin e këtij universiteti të vizitojnë Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, për të parë nga afër një ekosistem inovativ e shkencor të vetmin në Kosovë dhe rajon.