Nën udhëheqjen e rektorit Hajrizi u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë

bool(false) 18/11/2021

Në kuadër të Agjencisë Kosovare për Standardizim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, është mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, e udhëhequr nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.

 

Në cilësinë e kryetarit të Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, prof.dr. Edmond Hajrizi, së bashku me anëtarët e tjerë të komitetit kanë aprovuar 51 standarde të reja të fushës së sistemit të menaxhimit të cilësisë (standardet EN/ISO dhe ISO/IEC).

 

Kryetari i Komitetit Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, prof.dr. Edmond Hajrizi, tha se këto standarde pasurojnë listën e standardeve të Kosovës për standardizim, dhe se luajnë rol të madh në zhvillimin e institucioneve në zbatimin e standardeve të cilësisë.

 

Ai ka shtuar se institucionet janë duke zbatuar standardet e cilësisë, teksa ka bërë thirrje për ngritjen e interesimit dhe kërkesave specifike për standarde, në mënyrë që lista e standardeve të cilësisë e Kosovës të kompletohet.

 

Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS) është një organ kombëtar për udhëheqjen, organizimin dhe kontrollin e veprimtarisë së standardizimit në Kosovë, në kuadër të së cilës funksionon Komiteti Teknik për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë (KTSMC).