Në UBT u mbajt ligjëratë tematike mbi trajtimin e ujërave të zeza dhe cilësinë e ujit

18/01/2019

Në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, për studentët e vitit të dytë të nivelit master, konkretisht të specializimit Hidroteknikë, u mbajt ligjëratë tematike mbi trajtimin e ujërave të zeza dhe cilësinë e ujit, nga dr Muharrem Salihaj, përgjegjës i trajtimit të ujërave në kampin ushtarak amerikan, “Bondsteel”.

 

Gjatë kësaj ligjërate u trajtua mënyra e monitorimit dhe realizimit të disa projekteve për trajtimin e ujit. Nga eksperiencat amerikane të aplikuara në Kosovë, po ashtu u shpjeguan hapat dhe mënyrat moderne të trajtimit të ujërave.

Ligjërata në fjalë ishte vazhdim i bashkëpunimit ndërmjet  KBR-së dhe UBT-së, teksa palët edhe në vazhdim parashohin që zhvillojnë aktiviteteve në interes të dyanshëm.