Në UBT qëndruan për vizitë një ekip i të rinjve nga YSP, temë diskutimi zhvillimi i projekteve të paqes në Kosovë

15/11/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, javë më parë qëndruan për vizitë një ekip i të rinjve nga “Youth and Students for Peace – Europe & Middle East”, me ç’rast u takuan me rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe me nxënësit e shkollave të mesme të UBT-së.

Rektori Hajrizi i njoftoi ekipin e të rinjve nga YSP me të arriturat e UBT-së në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, si dhe me ndërtimin e një qyteti të zgjuar të arsimit, ku njerëzit mund të zhvillojnë zgjidhje për problemet e sotme dhe të së ardhmes.

UBT dhe International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP) u dakorduan që të bashkëpunojnë në ofrimin e mjeteve dhe mundësive për studentët e UBT-së për të zhvilluar dhe implementuar projekte të paqes në Kosovë, në kuadër të kësaj është duke u zhvilluar trajnimi semestral “Peace Designer”.