Në UBT nisin aktivitetet e Javës së Artit dhe Dizajnit

24/04/2024

Java e Artit dhe Dizajnit në UBT është një ngjarje që do të karakterizohet nga ekspozita, punëtori, muzikë, art dhe diskutime për fushën e artit dhe kulturës në përgjithësi.

Ky aktivitet organizohet nga Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT, me një varg departamentesh përfshirë Dizajn i Integruar, Art dhe Mediat Digjitale, Aktrim dhe Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim dhe ka për qëllim kultivimin dhe mbështetjen e krijimit të një rrjeti të gjërë lokal dhe global të krijuesve në fushën e artit.