Në UBT mbahet “Studio Practice – Experimentation” nga Fakulteti Art dhe Media Digjitale

06/03/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, u organizua “Studio Practice – Experimentation”, nga Fakulteti Art dhe Media Digjitale në UBT, përmes së cilës u ekspozua puna dhe angazhimi i studentëve të këtij fakulteti si një mundësi për të promovuar kreativitetin dhe aftësitë e tyre në artin dhe median digjitale.

“Studio Practice – Experimentation” kishte për qëllim promovimin e veprave artistike të studentëve të Fakultetit Art dhe Media Digjitale, të cilat gërshetojnë pikëpamje të ndryshme dhe kanë për synim shfaqjen e talentit dhe kreativitetit të studentëve.

Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT përmes veprave të tyre sollën një pikëpamje tjetër të realitetit në të cilin po jetojmë, duke përçuar mesazhe të ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet njerëzve.