Në UBT hapet aplikimi për trajnimin IPMA

10/02/2020

Organizatat dhe bizneset sot kanë kërkesë të madhe që të kenë personel me kompetencë të lartë të menaxhimit të projekteve, njëherësh është objektiv i lartë i punëdhënësve në biznesin modern, prandaj UBT organizon trajnime të tilla për të përgatitur kandidatët konform kërkesave të tregut të punës.

 

Në UBT është në formim e sipër grupi i ri për ndjekjen e trajnimit për IPMA, ku ndjekësit do të përfitojnë njohuri profesionale për menaxhimin e projekteve, gjithnjë duke implementuar praktikat më të mira evropiane.

 

Trajnimi IPMA zgjatë 18 orë, teksa ndjekësit do të marrin certifikatë të njohur ndërkombtarisht nga UBT, institucion i cili është anëtar në International Project Management Association, ku përfaqëson Kosovën dhe vendet/rajonet shqipfolëse në këtë federatë prestigjioze globale të menaxhimit të projektit.

 

Për informata shtesë mbi trajnimet dhe procesin e aplikimit, klikoni në linkun: https://www.ubt-uni.net, kurse për informata shtesë mund të shkruani në: [email protected].