Në Qytetin e Mençur të UBT-së qëndroi për vizitë një delegacion nga Italia

18/03/2024

Në Qytetin e Mençur të UBT-së, një delegacion nga Italia bëri një vizitë zyrtare për të njohur më shumë përvojën dhe inovacionet në fushën e arsimit dhe shkencës në UBT. Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Në takimin zyrtar, Rektori Hajrizi prezantoi në mënyrë detajuese Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, një nga projektet më përparimtare dhe frytdhënëse të universitetit. Ai shpjegoi qëllimin, objektivat dhe sukseset e deritashme të këtij parku, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me industrinë, risitë shkencore dhe teknologjike, si dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Delegacioni u impresionua thellësisht nga inovacionet dhe projektet e realizuara në kuadër të Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së.

Pas prezantimit të Parkut Shkencor Inovativ, delegacioni i udhëhequr nga Rektori Hajrizi bëri një tur zyrtar për të vizituar hapësirat dhe laboratorët e avancuar të UBT-së, duke parë nga afër infrastrukturën moderne dhe teknologjinë e përdorur në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.