Në kuadër të projektit për Arsimin e Lartë GEOBIZ, profesorë të UBT-së morën pjesë në shkollën verore në Dubrovnik të Kroacisë

20/09/2021

Në kuadër të aktiviteteve dhe zhvillimit të projektit Erasmus+ Ka2: “Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë – GEOBIZ”, të financuar nga Bashkimi Evropian, profesorë të UBT-së morën pjesë në Shkollën Verore të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë.

 

Profesorët e UBT-së, dr.sc Hazir Çadraku, dr.sc Hazer Dana, dr.sc Tomor Çela dhe dr.sc Edon Maliqi ishin pjesëmarrës në këtë shkollë verore, ku u diskutua për sistemin e gjeoinformacionit dhe shtrirjen e tij në nivelin studentor, biznese, e fusha të tjera.

 

Në kuadër të këtij projekti, UBT prezantoi programet dhe modulet të cilat lidhen me qëllimin dhe objektivat e projektit, me theks sistemin e gjeoinformacionit, duke shtuar këtu edhe pikëpamjen e eksperiencave të qasjes së partnerëve të tjerë në procesin e rishikimit të programeve, moduleve dhe zhvillimit të programeve të reja, të cilat kanë për qëllim avancimin e gjeoinformacionit dhe lidhjen e tij me biznesin.

 

Në pjesën e fundit të akademisë, u diskutua për procesin e përgatitjes për krijimin e projekteve të reja, koordinimin dhe bashkëpunimin e partnerëve për të aplikuar në thirrjet e reja që do të zgjasin deri kah fundi i muajit shkurt 2022.