Në kuadër të “Global UBT Fest 2020”, vazhdon aktiviteti i Dizajnit me koncerte dhe ligjërata tematike

10/07/2020

Në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit të Dizajnit të Integruar, në kuadër të së cilave janë diskutuar shumë tema aktuale dhe me interes për pjesëmarrësit, punëtori e gara të ndryshme, kësaj radhe u mbajt koncerti online dhe u diskutua për parashikimin e trendeve.

 

Ligjëruesja në UBT, Ardita Rizvanolli, në kuadër të ligjëratës për parashikimin e trendeve tregoi se si do të ndryshojnë trendet e dizajnit pas pandemisë. Ligjërata pati karakter interaktiv në kuadër të së cilës u hapën edhe diskutime të shumta për dizajnimin dhe modelet më të përshtatshme për realizimin dhe përdorim të maskave. Studentët morën detyra të shtëpisë më anë të së cilës do të dizajnojnë maska.

 

Dizajnerja e enterierit nga Turqia Msc. Betul Karaca, e bëri hapjen me një solo koncert të shkurtër për pjesëmarrësit e festivalit. Tutje, ajo e prezantoi  temën me titull: ”Dizajn Interior dhe Marrëdhëniet me Klinetin”, ku për  pjesëmarrësit shkëmbeu përvoja personale dhe profesionale.