Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Shkencave Kompjuterike do të diskutohet për zhvillimet e fundit në teknologji

24/06/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do të organizojë aktivitete të ndryshme në mënyrë që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri për zhvillimet e fundit në teknologji.

 

Në kuadër të kësaj akademie do të diskutohet mbi përdorimin e Machine Learning në Rrjetet Kompjuterike, 5G Enabling Technologies, Stream Reasoning Systems, Data Fusion Systems for Object Recognition, ndikimin e 5G në IoT, Siguria dhe IoT, Software Testing dhe zhvillimin lojërave me Unity.

 

Ndër të tjera, akademia e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, do të karakterizohet me pjesëmarrjen e shumë folësve, të cilët janë ekspertë dhe profesionistë të fushës së inxhinierisë.

 

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të punojnë në grupe me katër deri në gjashtë anëtarë, duke zhvilluar lojëra me Unity, do të prezantojnë projektet, do të tregojnë njohuri themelore të 5G Enabling Technologies, Stream Reasoning Systems dhe ndikimin e 5G në IoT, si dhe do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuri themelore në përdorimin e Machine Learning në Rrjetet Kompjuterike.

 

Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022