Në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Gjuhës dhe Kulturës, analizohen poezitë në gjuhën shqipe

22/07/2021

Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës dhe Kulturës ka vazhduar aktivitetin e saj me një ligjëratë tematike interesante dhe të frytshme, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.

 

Dita e katërt e kësaj akademie verore mblodhi shumë diskutime interesante të hapura mes pjesëmarrësve në formë virtuale, përderisa mësuan më shumë rreth të mësuarit autonom dhe strategjive të të mësuarit.

 

Dita e pestë e Akademisë Ndërkombëtare Verore e Gjuhës dhe Kulturës ka vazhduar me ligjëratën rreth analizimit të poezive në gjuhën shqipe, përderisa i gjithë aktiviteti i ditës së pestë është përmbyllur me leximin e lirë të poezive nga ana e pjesëmarrësve.

 

Kjo akademi verore ka mbledhur shumë pjesëmarrës dhe profesionistë dhe ekspertë të gjuhës dhe kulturës, të cilët po shkëmbejnë njohuri dhe përvoja mes vete, kështu duke ngritur në tjetër nivel njohuritë rreth kësaj fushe.