Ndjek kursin e gjuhës gjermane në UBT, merr certifikatë të njohur ndërkombëtarisht

14/03/2022

Qendra për Orientim në Karrierë në UBT ofron kursin e gjuhës gjermane, një nga gjuhët më të kërkuara në botë për të studiuar, punuar dhe zhvilluar jetën shoqërore në tërësi.

 

Ky kurs ofrohet nga niveli fillestar A1 deri tek ai më i avancuar C2, me një kurrikulë moderne dhe kushte të nivelit të lartë infrastrukturor, përmes profesionistëve më të mirë të gjuhës gjermane të cilët janë në UBT.

 

Metodologjitë më të reja të mësimit karakterizojnë kursin e gjuhës gjermane, përmes së cilit të interesuarit mund të përfitojnë certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

 

Linku për aplikim: Kursi i gjuhës gjermane – Aplikimi