NATIONAL PUBLIC POLICY SIMULATION LAB – UBT INNOVATIONS

bool(false) 28/02/2022

Në inovacionin e tetëmbëdhjetë, UBT ka sjell në Kosovë qendrën e parë të integruar të politikave publike për qëndrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm, përmes së cilit studentët do të kenë mundësi të shumëfishta në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre në karrierë.

 

Përmes bashkëpunimit mes UBT-së dhe University of Cambridge, ky inovacion sjell kapacitete të reja të fushës së politikave publike, bën ngritjen e qasjes sistemore, studion, analizon dhe simulon në fushën e politikave publike, duke sjell në përmbajtje inovacione të qeverisjes, si dhe dizajnit kompleks të politikave publike.

 

Duke pasur një gatishmëri për inovacion, kjo risi në Kosovë, sjell një qasje unike e cila ndërlidh sisteme inovative me zhvillimet komplekse të teorive dhe praktikave të politikave publike kombëtare.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS