
Në UBT u zhvillua Ceremonia e Diplomimit 2014
05/07/2014Prishtinë, 5 korrik 2014- Në një ceremoni madhështore, organizuar në Kampusin e ri të UBT-së, u zhvillua Ceremonia e Diplomimit 2014, në të cilën studimet bachelor dhe master i përmbyllën mbi 350 studentë të Fakulteteve: nga dyja nivelet e studimit Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Fakulteti për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Fakulteti për Makaronikë, kurse Fakulteti për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor ai Juridikut dhe Sistemet e Informacionit të nivelit bachelor.
Të pranishmëve në këtë ceremoni madhështore ishin prindër dhe familjarë, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare, përfaqësuesë të ambasadave të akredituara më zyre në Prishtinë, dekanë e Fakulteteve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të dhe të ftuar të tjerë.
Me nga një fjalë rasti ceremoninë e kanë përshëndetur presidentit të UBT-së, prof. dr .Edmond Hajrizi, dhe disa profesorë ndërkombëtarë si Andreas Dalluege, ndërsa në emër të Alumni të UBT-së, Përparim Muja.
Pas fjalëve përshëndetëse ka vijuar ceremonia e diplomimit, me dhënien e betimit nga të porsadiplomuarit dhe me marrjen e certifikatave.
Po kështu, gjatë kësaj ceremonie janë shpallur edhe studentët e dalluar të të Fakulteteve të cekura si më lartë, të cilët janë nderuar me certifikata.
Manifestimi është përcjellë me pika të zgjedhura muzikore, ndërsa madhështinë atij ia kanë shtuar mysafirët e shumtë, të cilët kanë madhështuar ceremoninë e diplomimit.