
Në UBT u mbajt ligjërata tematike për kulmet e rrafshëta
22/12/2014Studentë, profesorë dhe të interesuar të tjerë kanë qenë të pranishëm në ligjëratën tematike për kulmet e rrafshëta, që është organizuar më 19 dhjetor 2014 në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UBT.
Prezantimi u bë nga përfaqësuesi i kompanisë gjermane “WOLFIN” dhe përfaqësues të disa kompanive të tjera që merren me prodhimin e materialeve për hidroizolime.
Në prezantim ishte i pranishëm përgjegjësi i Fakultetit te Ndërtimtarisë në UBT, njëkohësisht ligjërues i lëndës Konstruksionet Arkitektonike në Fakultetin e Arkitekturës, Dr.Muhamet Ahmeti.
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësues të biznesit vendor, mes të cilëve edhe drejtori i kompanisë “Hidroizolimi Shala” , qe merret me ekzekutimin e punimeve në kulmet e rrafshëta dhe hidroizolime, z. Selim Shala.
Gjatë këtij prezantimi, studentët janë njoftuar me materialet më të reja që përdoren për punimin e kulmeve të rrafshëta, si dhe janë dhënë sqarime detaje lidhur me karakteristikat e këtyre materialeve edhe për mënyrën e punimit me këto materiale.