Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT – program që zhvillon liderët e së ardhmes në këtë fushë

20/10/2022

Programi Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në nivelin master në UBT, është një program që ofron kurrikulë multidisiplinare, të bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, duke u mundësuar studentëve të thellojnë njohuritë rreth industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Programi u mundëson studentëve avancimin e njohurive gjithëpërfshirëse të pasurive të paluajtshme për urbanizim të qëndrueshëm në Kosovë, dhe më gjerë, me mësimet më inovative në vend.

Stafi i kualifikuar i këtij program angazhohet në avancimin dhe përparimin e njohurive të studentëve rreth fushës së patundshmërisë dhe infrastrukturës, duke i mbështetur ata në idetë dhe promovimin e atyre për të kontribuuar në përmirësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

UBT përmes një infrastrukture moderne, të pajisur me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, u mundëson studentëve të këtij programi të marrin praktika të njohura ndërkombëtare për rritjen e performancës, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sektorit të pasurive të paluajtshme në Kosovë.

Apliko tani: Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës 

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!