Me mbi 100 pjesëmarrës fillon punimet ANV-ja e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT

09/07/2019

Me mbi 100 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni, zyrtarisht ka filluar punimet Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, në kuadër të së cilës do të shtjellohen tema shumë aktuale në fushën e ndërtimit.

 

Hapjen e këtij aktiviteti e bënë dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, prof. dr Muhamet Ahmeti dhe prodekani i këtij fakulteti, prof. dr Visar Krelani, ku treguan se sivjet në kuadër të kësaj shkolle do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me Sigurinë në Rrugë, Infrastrukturën, Sigurinë e Pendave, Materialet Inovative të Ndërtimit, etj.

 

Ata treguan se në ANV-në e Ndërtimtarisë do të organizohen edhe vizita studimore në teren, si dhe vizita në fabrika të materialeve ndërtimore.

 

Në ditën e parë të kësaj akademie, pjesëmarrëseve gjerësisht u janë prezantuar shërbimet i ofrojnë kompanitë “Knauf”, “Heinzen Group – Cobiax” dhe “Sika Kosova”.

 

Më pas, akademia ka vazhduar punimet me ligjëratën e profesorit në UBT, Driton Kryeziu, i cili ka prezantuar temën: “Transparent Concept”.

 

Pjesën e dytë të ligjëratave e filloi ligjëruesi në UBT, Gent Hasimja, ku ka shtjelluar temën: Innovative Materials used in the Hospital Buildings”.

Ai konkretisht ka folur rreth përdorimit të materialeve në ndërtesat spitalore.

 

 

Akademia do të vazhdojë punimet me tema interesante që kanë të bëjnë me performancën sizmike, sigurinë e digës dhe analizimi i situatës në Kosovë.