Mbi 1200 pjesëmarrës dhe 600 punime shkencore pasuruan Konferencën Ndërkombëtare e UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

01/11/2021

Organizimi më i madh shkencor në tërë Evropën Juglindore ka përfunduar suksesshëm, me Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që shtriu aktivitetin në 24 fusha studimi, të mbajtura në eventin dy ditor, të organizuar nga UBT.

 

Edicioni i këtij viti, ishte edicioni i 10-të – jubilar, i cili mblodhi më shumë se 1200 pjesëmarrës, mbi 600 hulumtues shkencorë, me një rritje të numrit të ndërkombëtarëve pjesëmarrës prej 20%.

 

Ky edicion i Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion solli tema që nuk janë trajtuar më parë, e që nga këndvështrime të ndryshme u dhanë vlerësime rreth problemeve të shtruara dhe trajtuara nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së, e cila këtë vit u mbajt në formë të kombinuar, fizikisht dhe virtualisht, shtriu aktivitetin e saj në 24 fusha të ndryshme, duke dëshmuar edhe njëherë lidershipin në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në vend, duke përfshirë fushat:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguri
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri e Ndërtimit, Infrastrukturë dhe Mjedis
  • Juridik
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikim
  • Agrikulturë, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Shkencat Farmaceutike dhe të Natyrës
  • Dizajn i Integruar
  • Psikologji
  • Edukim dhe Zhvillim
  • Modë
  • Muzikë Moderne dhe Audio Produksion
  • Art dhe Media Digjitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e Aplikuar – Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anesteziologji)
  • Sport
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Studime të Sigurisë