Konferenca Ndërkombëtare për Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim në UBT solli ide dhe qasje inovative në artin muzikor

25/10/2025

Në kuadër të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare për Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim, e cila mblodhi studiues, kompozitorë, producentë dhe pedagogë nga vendi dhe bota për të ndarë kërkime, ide dhe praktika bashkëkohore që ndikojnë në të ardhmen e muzikës dhe industrisë kreative.

Në qendër të diskutimeve u vendosën tema që trajtojnë transformimin e muzikës përmes inteligjencës artificiale, rolin e prodhimit digjital në krijimtarinë bashkëkohore, si dhe zhvillimin e arsimit muzikor dhe menaxhimit artistik në një realitet gjithnjë e më të ndikuar nga teknologjia. Prezantuesit ofruan qasje kritike dhe praktike mbi kompozimin post-zhanror, dokumentimin e trashëgimisë muzikore kosovare, ndikimin e dëgjimit muzikor në procesin krijues, arsimimin gjithëpërfshirës në muzikë, dhe menaxhimin e artistëve në mjedisin digjital. Këto tema shërbyen si pikëtakim midis traditës dhe inovacionit, duke nxitur reflektim mbi mënyrën se si arti përshtatet ndaj sfidave të kohës.

Sesioni i parë

Chair: Prof.Assist.Dr. Liburn Jupolli

Keynote Speaker: Prof. Dr. Simo Lazarov

  • The Post-Genre Paradigm in Composition and Performance for the “Liburn Jupolli Ensemble”Prof.Assist.Ph.D. Liburn Jupolli
  • A Potential “Organology of Kosova Musical Instruments” and Folk/Traditional Music Documentation as an Aggregate of a Structured Kosova Traditional Music EducationProf.Assist.Ph.D. Liburn Jupolli
  • New Notation in the Piano Parts of Z. Ballata’s Chamber WorksDr. Indira Çipa
  • The Impact of Musical Hearing on the Creative Process of Composers: A Collaborative Student–Teacher Research ApproachMA. Leutrina Pireva, Vesa Xhara
  • The Reciprocal Relationship Between Musical Hearing and Piano Performance: A Collaborative Student–Teacher Research ApproachMA. Leutrina Pireva, Alorë Shala

Sesioni i dytë

Chair: Prof.Assist.Dr. Liburn Jupolli

  • Artigo – Composing a Piece for a New Instrument: The Case of the Octo – A Work in ProgressPhD Cand. Yanis el-Masri
  • From University to Classroom: Preparing Future Music Teachers for Democratic and Inclusive Pedagogies in KosovoProf.Asoc. Besa Luzha
  • The Role of the Music Manager in Building the Digital Identity of Young Artists in the Age of Social MediaMSc. Aida Gjikolli
  • Anthems and City Anthems – Phenomenon or Tendency: Analytical Review After Listening to the Ferizaj AnthemDr. Behar Arllati
  • The Role of Music Education in the Development of Young Artists for the Opera StageMA. Ulpiana Aliaj

Ky edicion i IC-MDM 2025 dëshmoi se UBT mbetet një qendër e rëndësishme e dijes dhe inovacionit, që i kontribuon zhvillimit të industrive kreative përmes kërkimit shkencor, digjitalizimit dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.