Ish-studenti Kastriot Gashi, inxhinier i softuerit në OSBE  dhe trajner në kompaninë Abidat

22/03/2019

Kastriot Gashi i ka përfunduar studimet bachelor e master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT, por ky nuk është suksesi i tij i vetëm që ka ndikuar në ngritjen e tij profesionale.

 

Ai tash e disa kohë është pjesë e stafit të OSBE-së, ku është duke punuar si inxhinier i softuerit, si dhe është i angazhuar me orar të shkurtër si trajner i Oracle në kompaninë “Abidat”, me seli në Nuremberg të Gjermanisë.

 

Kastrioti vlerësoi se UBT ofron mundësi të shumta për ngritje profesionale për studentët të cilët vërtetë e duan profesionin e tyre.

“Programet e studimit në UBT janë shumë të dobishme në aspektin profesional sepse përkojnë me trendët bashkëkohorë dhe studenti ka mundësi të zhvillojë aftësi që janë të aplikueshme në jetën profesionale. Po ashtu, studentët që shfaqin interesim për zhvillimin e tyre akademik, kanë mundësi të mirë që të përgatiten mjaftueshëm përgjatë studimeve”, theksoi ai.

 

Përgjatë përvojave që ka marrë në UBT gjatë dhe pas studimeve, Kastrioti e veçon Konferencën Ndërkombëtare në Shkenca Kompjuterike dhe Komunikim, ku edhe kishte prezantuar një punim shkencor.