Ish-studenti i UBT-së, Eron Muhaxheri është duke vazhduar studimet master në “Bern University of Applied Sciences”

08/12/2022

Ish-studenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, dega në Ferizaj, Eron Muhaxheri është duke i vazhduar studimet master në “Bern University of Applied Sciences”, në kryeqytetin e Zvicrës, Bern, në drejtimin “Digital Business Administration”.

Eroni ka vlerësuar se përgjatë studimeve në nivelin bachelor në UBT, është aftësuar dhe ka arritur suksesin e dëshiruar, falë angazhimit të stafit profesional, kurrikulës multidisiplinare të programit, si dhe infrastrukturës moderne që ka UBT.

“Falë përkushtimit dhe mbështetjes së stafit profesional të UBT-së, dhe infrastrukturës moderne, kam arritur njohuri të shumta për menaxhimin e një biznesi të kombinuar me të dhënat dhe teknologjinë, si dhe kam fituar aftësi thelbësore të kërkimit sistematik, të menduarit analitik dhe vlerësimit të informacionit”, ka thënë Muhaxheri.

Shumica e studentëve të UBT-së tashmë janë të punësuar në institucione publike dhe private, brenda dhe jashtë Kosovës, duke dëshmuar se UBT është institucioni lider i arsimit të lartë në rajon.