Ish-studenti Gezim Xhabiri i punësuar në kompaninë “Exclusice Group”

09/08/2019

Gezim Xhabiri ka qenë student i UBT-së, i cili përfundoi studimet në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, konkretisht specializoi për Rrjeta dhe Telekomunikacion.

 

Ai është punësuar në kompaninë “Exclusice Group”, një kompani që numëron mbi 600 punëtorë, ku mbanë pozitën system/network administraror.

 

Gezimi mbikëqyr dhe mirëmban sistemin e gjithë kompanisë, për çka tha se njohuritë teorike dhe praktike i ka marrë gjatë studimeve në UBT.

 

“UBT më ka ofruar mundësi të shumta, ndërkaq unë kam çmuar shumë ketë institucion ngaqë ka poseduar laboratorët me gjitha pajisjet përcjellëse dhe na ka ofruar gjithçka që më është dashur për profesionin që kam zgjedhur. Gjithashtu, institucioni më ka me ka ndihmuar të fitoj njohuri dhe përvojë për të zgjidhur problemin dhe për të implementuar sistemin”, tha ai.

 

UBT ka qendrën më të madhe të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ballkanin Perëndimor. Krahas studimeve në këtë program, studentët do të certifikohen nga CISCO, Microsoft, CompTIA, ICDL, IPMA dhe Pearson VUE.