
IPC merr pjesë në vlerësimin e kompetencës për menaxhimin e projekteve në Republikën Gjermanisë
07/05/2014Prishtinë, 7 maj 2014 – Organizata Gjermane për Menaxhimin e Projekteve GPM-PMZert, e cila është pjese e Organizatës Botërore për Menaxhimin e Projekteve (IPMA), ka ftuar presidentin e UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, të jetë pjesë e punëtorisë dhe grupit vlerësues për menaxherët e projekteve për nivelet C dhe B, për kompaninë ZEISS, në Aalen të Republikës së Gjermanisë.
Republika e Kosovës përfaqësohet në IPMA nga Kosova Association for Management – International Professional Evaluation & Certification (KAM- IPC).
Kjo vizitë po realizohet në kuadër të bashkëpunimit GPM dhe KAM, dhe ka si qëllim ndarjen e përvojave më të mira në certifikim edhe në arritjen e niveleve më të mëdha të kompetencës edhe në Republikën e Kosovës. Për herë të parë në Kosovë këto certifikime do të mundësohen nga International Professional Evaluation & Certification (IPC).
Prof. dr. Edmond Hajrizi, është vlerësuesi i parë në Kosovë i IPMA për menaxhimin e projekteve në Kosovë, dhe në gjithë trevat shqip folëse , dhe njëkohësisht drejtues i IPC.
Pjesë e ekipit ku z. Hajrizi është përfaqësues janë dhe prof. Roessler, Lead Assesor dhe prof. Seilier, ky i fundit në cilësinë e vlerësuesit ndërkombëtar të IPMA në Kosovë.
IPC falë bashkëpunimit me GPM, përdorë standardet dhe procesin gjerman në Kosove. Më konkretisht GPM është njëra prej organizatave më profesionale për menaxhimin e projekteve më të mëdha dhe të respektuara në botë.