Interesim i madh për të ndjekur kursin e gjuhës italiane në UBT

24/02/2022

UBT për të gjithë studentët dhe të rinjtë e tjerë ofron kursin e gjuhës italiane, për nivelin fillestar, përvetësimi i së cilës ju ofron përparësi në fusha të ndryshme të aktivitetit që ju e zhvilloni, e interesimi për të cilën është në rritje të vazhdueshme.

 

Kërkesa e tregut për njohjen e gjuhëve të huaja është në rritje e sipër, dhe prej shumë kurseve që është duke ofruar UBT, është duke e ofruar edhe kursin e gjuhës italiane, nga ku profesionistët më të mirë të kësaj gjuhe do t’i ndihmojnë studentët, të rinjtë dhe të interesuarit e tjerë që të përvetësojnë këtë gjuhë.

 

Kohëzgjatja e kursit është tre muaj me përmbajtje prej 80 orëve, për nivelin fillestar, nga ku studentët dhe kandidatët e tjerë të interesuar do të punojnë me platforma të avancuara të teknologjisë dhe profesionistët më të mirë që ka UBT.

 

Të gjithë studentët dhe të interesuarit e tjerë, që duan të ndjekin kursin e gjuhës italiane me metodat më bashkëkohore të mësimdhënies, mund të aplikojnë përmes linkut: Aplikimi për kursin e Gjuhës Italiane.