Interesim i madh i të rinjëve për trajnimin “UBT Summer of Code 2020”

15/09/2020

Në qendrën e UBT-së në Prishtinë, ka filluar punimet trajnimi “UBT Summer of Code 2020”, i cili edhe këtë vit mblodhi një numër të madh të interesuarëve, edhe përkundër faktit se është kohë pandemie.

 

Ky trajnim do të zgjas pesë ditë, ku secila ditë do të ketë një tematikë të veçantë dhe të rëndësishme, duke përfshirë programimin, ueb programimin, rrjetet kompjuterike, sigurinë kibernetike, kriptimin e sistemeve, databazë dhe dokumentim të sistemeve softuerike.

 

Qëllimi i këtij trajnimi është që të interesuarve t’u ofrohet informacione bazë mbi historikun dhe zhvillimin e programimit, funksionimin si dhe dhënien e informacioneve mbi gjuhët më të njohura dhe më të përdorura programuese.

 

Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të certifikohen për kontributin e tyre gjatë këtyre pesë ditëve sa zgjat edhe ky trajnim.