Interesim i lartë i të rinjve për t’u bërë pjesë e programit master Dizajn i Integruar i Avancuar në UBT

30/09/2022

Interesim i madh i të rinjve për t’u bërë pjesë e programit më unik dhe më të madh në Kosovë në programin master Dizajn i Integruar i Avancuar në UBT, i cili u ofron studentëve një kurrikulë të bazuar në standardet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe me një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit.

Stafi i kualifikuar në këtë program, i cili angazhohet në zhvillimin e njohurive të studentëve, si dhe i mbështet ata në drejtim të avancimit dhe përforcimit të aftësive të tyre rreth fushës së dizajnit.

Programi gjithashtu përfshin kurse të nevojshme për të ngritur aftësitë personale dhe produktive të studentëve që mund të ndihmojnë studentët të transferojnë kompetencat e tyre në fusha të ndryshme të punës.

Studentët pas përfundimit të studimeve do të përfitojnë aftësi për të zgjidhur problemet e dizajnit, duke përfshirë aftësitë e identifikimit të problemit, hulumtimit dhe mbledhjes së informacionit, analizës, gjenerimit të zgjidhjeve alternative, prototipit dhe testimit të përdoruesve dhe vlerësimit të rezultateve.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!