Interesim i jashtëzakonshëm për studime master në UBT – Aplikimi ende i hapur

06/11/2018

UBT, një institucion i dëshmuar për nivelin e lartë akademik, edhe këtë vit akademik ka marrë nën misionin e vet zhvillimin e mëtejshëm profesional të shumë studentëve të nivelit master.

 

E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane e Biznesit, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Politika Publike dhe Menaxhimi, Media dhe Komunikim, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Menaxhment i Mekatronikës, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit, si dhe Shkenca Politike, janë programet të cilat i kanë zgjedhur këta të rinj për të vijuar ngritjen akademike në nivelin master, teksa afati për aplikim po vazhdon të qëndrojë ende i hapur.

 

Përpos studimit cilësor në UBT, me një varg marrëveshjesh bashkëpunimi të arritura ndër vite, studentët e këtyre fushave kanë mundësi të shumta për marrje të diplomave të dyfishta me universitetet partnere, mundësi shkëmbimi dhe vazhdim të studimeve në universitetet më prestigjioze botërore, dhe veçanërisht sistemim të menjëhershëm në tregun e punës.

 

Për t’u regjistruar në nivelin master të studimeve, paraprakisht duhet të aplikoni online në ueb faqen e UBT-së: https://apliko.ubt-uni.net/ dhe pastaj duhet të dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm në UBT.

Për regjistrim nevojiten diploma e nivelit paraprak të studimeve (origjinale ose kopje e noterizuar), ekstrakti i lindjes, CV-ja dhe një kopje e letërnjoftimit.