Inovacion, mundësi e sukses: Pse zgjedhin të rinjtë UBT-në?

09/06/2021

Suksesi i studentëve tanë ka një lidhje të ngushtë me UBT-në, mirëpo shpeshherë ndeshemi me pyetjen se pse studentët e këtij institucioni të arsimit të lartë kanë sukses dhe ambientohen shpejtë në tregun e punës.

 

Në gjithë këtë sukses ka shumë faktorë që luajnë rol e që ngushtë lidhen me UBT-në, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend. Në mënyrë unike UBT studentëve u ka ofruar dhe vazhdon t’u ofrojë profesionet më të kërkuara në tregun e punës, duke qenë kështu faktori numër një i punësimit të studentëve menjëherë pas studimeve.

 

Me gërshetimin e pjesës teorike me atë praktike, si dhe ndërlidhjen me industrinë, UBT ka bërë që studentët gjatë studimeve të përballen me sfida dhe probleme të fushave të ndryshme, në atë mënyrë që ata të jenë të gatshëm të punojnë në mënyrë profesionale në profesionin që ata kanë zgjedhur në karrierë.

 

Fakti tjetër se UBT është institucioni me më së shumti programe studimi, bën që studentët të kenë mundësi të zgjedhin mes profesioneve më të kërkuara në treg, që e bëjnë UBT-në, institucion me shumëllojshmëri të programeve, në harmonizim të plotë me tregun e punës.

 

UBT ka zhvilluar metodologjitë më të reja të të nxënit, që studentëve u ka ofruar një komoditet për të studiuar më lehtë dhe më lirshëm në të gjitha fushat e studimit. Kjo ka bërë që ata të jenë shumë më të suksesshëm në drejtimet përkatëse, falë kushteve dhe mundësive që UBT u ka ofruar gjatë gjithë kohës.

 

Rëndësi dhe kujdes të veçantë UBT i ka kushtuar stafit akademik, duke përzgjedhur profesionistët më të mirë të fushave që ka vendi, por edhe duke sjellur edhe ligjërues ndërkombëtarë. Kjo pasi që roli i tyre është tejet delikat në zhvillimin akademik të secilit studentë, që nesër do t’i shërbejnë vendit, secili në mënyrën e tij.

 

Laboratorët e UBT-së janë pjesa më e bukur e suksesit kolektiv studentor, pasi që zhvillimi i tyre ka bërë që studentët të gjitha eksperimentet praktike t’i kryejnë brenda institucionit, duke u përballur me gjëra të jetës së përditshme. Zhvillimi i mbi 120 laboratorëve të më shumë se 50 programeve studimi, i ka shënuar UBT-së edhe një tjetër sukses të madh, i cili është sukses që i mbijeton kohës dhe do përcjellë shumë gjenerata të suksesshme.

 

Suksesi madhor i studentëve është dëshira e madhe e tyre për të studiuar, për të nxjerrë në pah talentin, dijen dhe njohuritë që ata kanë, si dhe puna e palodhshme e tyre e përditshme për të arritur atje ku ata duan. Ndaj UBT, ashtu siç ka bërë që nga dita e parë e themelimit, studentëve do u qëndrojë afër në ngritjen e tyre profesionale me të gjitha mjetet që institucioni posedon.