
Hapja solemne e Akademisë Verore 2014, nisi punimet me Fakultetin e Arkitekturës
03/07/2014Prishtinë, 03 korrik 2014 – UBT në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha departamentet, stafin akademik dhe ekspertë të shumët, gjatë muajit që jemi dhe muajin në vijim, ka organizuar aktivitetin e vet tradicional “Akademinë Verore 2014”, i cili është aktivitet unik dhe atë në nivel vendorë dhe ndërkombëtarë.
Po ashtu sot në UBT para shumë të pranishmëve si studentë e profesorë të UBT-së, ekspertë nga fusha e arkitekturës dhe mysafirë tjerë, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor bënë hapjen solemne të punimeve.
Dekani i Fakulteti të Arkitekturës, dr. Binak Beqaj pasi përshëndeti të pranishmit ka thënë se: “Ky aktivitet ka për qëllim që pjesëmarrësve t’jua ofrojë një program që do t’ju mundësojë njohuri të reja të përzgjedhura nga shume fusha tematike që nuk janë pjese e programit te studimeve të rregullta ”.
“ Është hera e tretë që në organizojmë këtë aktivitet, me qëllim që edhe gjatë kohë së verës të jemi aktiv. Përveç ligjëratave dhe elementeve tjera që e përcjellin studentin gjatë studimeve, semestrave të caktuar, ne kemi bërë edhe këtë aktivitet, vetëm studenti të ketë njohuri edhe më shumë për fushat e caktuar. Gjithashtu, temat që ligjërohen dhe puna që do të bëhet në këtë Akademi , thuaja kanë ndërlidhje të dukshme me fushat tjera të cilat studiohen në UBT, p.sh, Energjin efiqiente, ku UBT do të jetë aktive edhe në këtë vit, sepse kemi një projekt të Komisionit Evropian, për të ndërtuar Qendrën Efiqiente brenda UBT-së”, ”, tha presidenti i UBT-së prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë hapjes solemne të “Akademisë Verore 2014”.
Ndërsa drejtori i Departamentit të Shkencës në MASHT, Murteza Osdautaj, lavdëroj punën që po behët në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, po ashtu punën dhe studimet që zhvillohen në përgjithësi në UBT, duke theksuar se këto suksese ndërlidhen me zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Ndërkaq drejtoria i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, tha se ne si komunë jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë dhe t’i përkrahim të gjithë studentët kosovarë, duke bashkëpunuar edhe me studentët të universiteteve të jashtme, për ndryshime për të mirën e këtij vendi.
Po ashtu këtë aktivitete e ka përshëndeture edhe drejtori për Çështje Akademike në UBT , prof. dr. Ibrahim Kraniqi.
Ky aktivitet është financuar nga UBT-ja dhe punimet e tij do të ndiqen gjatë muajit korrik 2014, paralelisht në të gjitha fakultetet, dhe di ju njoftojmë më kohë. Përveç tjerash përfshihen udhëtime të ndryshme në terren, me ç’rast do të vizitohen edhe objekte dhe kopani ndërmarrësit më të suksesshëm në tregun e Kosovës dhe në fund të punimeve pjesëmarrësve do t’u shpërndahen edhe certifikata.