Gjuha Angleze dhe Edukimi përfundojnë suksesshëm edicionin e sivjetshëm të Akademisë Ndërkombëtare Verore

28/07/2022

Në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, Akademia Ndërkombëtare Verore e Gjuhës Angleze dhe Edukimit, ka përfunduar aktivitetet e saj, duke realizuar prezantime dhe punëtori me ekspertë dhe profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe studentë, të fokusuar në temën: “Përshtatja ndaj sfidave të procesit mësimor në periudhën post COVID-19”, me ç’rast u reflektua në sfidat që institucionet e arsimit ballafaqohen sot, dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen.

 

Në këtë akademi janë zhvilluar disa ligjërata tematike nga folës të ndryshëm, si Natka Jankova Alagjanovska dhe Saska Jovanovska kanë realizuar një diskutim të hapur me studentë rreth temës: “Gabimet më të shpeshta në shkrimin akademik”, teksa Farije Latifi Retkoceri ka shtjelluar zhvillimin e kapaciteteve për udhëheqje arsimore, si dhe profesoresha Denis Celcima ka folur rreth rëndësisë së motivimit për studime të gjuhës angleze.

 

Gorge Kokolas ka folur për temën: “The Zest Vaccine”, teksa ka ofruar njohuri të reja për studentët rreth kësaj teme, Donna Lee Fields ka diskutuar për temën: “The Ethic of Excellence”, teksa Xhevahire Jashanica ka organizuar një ligjëratë tematike për paraqitjen e fenomenit të bulizmit gjatë procesit mësimor.

 

Ndër të tjera, janë zhvilluar edhe disa ligjërata të tjera tematike nga folësit: Harea Fejza, Albiona Fazliu, Vita Sadiku, Besarta Demaku, Nora Suhodolli, Erona Elezi, Sinem Atamsoy Kosar, Blerona Sadiku, Leonë Hasani, Mohammed Hafizur Rahman, Adrijana Hadzi- Nikolova, Arjana Cakaj, Blend Bucolli, Arlinda Bricori, Abetare Ahmeti, Ardit Zejnullahu, Laureta Morina, Luizë Zeqiri, si dhe profesoresha Xhevahire Millaku Topanica.

 

Temat u përcollën me forumin “Evolucioni i arsimit“ si një kornizë e qëndrueshme e fokusuar në të ardhmen, e cila i përgjigjet përshtatjes, kreativitetit dhe inovacionit të të gjitha aftësive që studentëve do t’iu nevojiten për të qenë të suksesshëm në karrierën e tyre, forum i cili u shtjellua nga Prof. Assist. Alma V. Lama dhe më pas u bë edhe shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit në këtë akademi.